“Beteja” për drejtimin e partisë, apeli cakton datën, kur vendoset për "fatin" e PD - Gazeta Express
string(77) "beteja-per-drejtimin-e-partise-apeli-cakton-daten-kur-vendoset-per-fatin-e-pd"

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 15:19

“Beteja” për drejtimin e partisë, apeli cakton datën, kur vendoset për “fatin” e PD

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 15:19

Më 3 nëntor të këtij viti Gjykata e Apelit do të përcaktojë se cilin statutut të Partisë Demikratike do të njohë, atë të propozuar nga Enkelekd Alibeaj apo nga Sali Berisha.

Kujtojmë që Alibeaj ka ankimuar vendimmarrjen e gjyqtarit Agron Zhukri që njohu statutin e dalë nga Kuvendi që u organizua nga Komisioni i Rithemelimit.

Lexo Edhe:

Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarët: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.

NJOFTIMI I PLOTË

Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës se Apelit Tirane, ju njoftojmë se:

Në datë 3 Nëntor 2022, ora 10:30, do të gjykohet çështja me kërkues Partia Demokratike e Shqipërisë, lidhur me ankimin e saj ndaj vendimit date 18.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Trupi gjykues që e shqyrton çështjen përbehet nga gjyqtarët: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.

/Gazeta Express