“Beteja e ashpër” e kryeministrit britanik me ombrellën, Princi Charles shpërthen në të qeshura - Gazeta Express
string(92) "beteja-e-ashper-e-kryeministrit-britanik-me-ombrellen-princi-charles-shperthen-ne-te-qeshura"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 13:54

“Beteja e ashpër” e kryeministrit britanik me ombrellën, Princi Charles shpërthen në të qeshura

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 13:54

Princi i Uellsit është argëtuar me “luftën” e kryeministrit britanik Boris Johnson me ombrellën e tij.

Johnson është kapur duke zhvilluar “një betejë të ashpër” me ombrellën në një ditë me shi dhe erëra të fuqishme, ku me të ishte edhe Princi Charles që kishte shkuar për përurimin e shtatores së policisë në parkun memorial në Stafordshire.

Lexo Edhe:

Në videon që me shpejtësi të jashtëzakonshme është shpërndarë, shihet Princi Charles duke u përmbajtur nga të qeshurat derisa shikonte kryeministrin të ballafaqohej me ombrellën, transmeton Telegrafi.

E kjo “luftë” e Johnsonit ua ka rikujtuar përdoruesve të Twitterit ngjarjen e një viti më parë, kur kryeministri i lagur nga shiu jepte interviste për një televizion.