LDK: E presim VV’në deri në ora 00:00 për koalicion


Gazeta Express
30 Gusht 2019 23:23

Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, ka thënë se janë duke e pritur Vetëvendosjen për bashkëpunim, deri në ora 00:00.

Mustafa ka theksuar edhe njëherë se janë duke pritur që Vetëvendosje ta përkrahin Vjosa Osmanin për kryeministre të ardhshme.

Mustafa ka folur edhe për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

“Siç kemi deklaruar edhe gjatë ditës ne qëndrojmë të hapur për VV për një bashkëpunim për mirëbesim për ti ofruara mbështetje Vjosa Osmanit. Ne presim deri në ora 00:00 jemi të hapur. Ne e përfundojmë të hënën përzgjedhjen e deputetëve, pastaj për ta dërguar në KQZ. Ne kemi qenë të hapur dhe jemi të hapur për VV-në deri në ora 00:00”, ka thënë Mustafa në Dukagjin.

Te fundit


Kthehu lart