Besimtarët mirëpresin hapjen e xhamive - Gazeta Express
string(38) "besimtaret-mirepresin-hapjen-e-xhamive"

Besimtarët mirëpresin hapjen e xhamive

Gazeta Express

28/05/2020 13:05

Sot janë hapur të gjitha xhamitë dhe kishat në tërë Kosovën. Besimtarët duhet të ndjekin një protokoll sigurie që ndihmon në parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Tashmë është koha për namazin e drekës dhe besimtarët myslimanë janë duke u bërë gati për t’u falur. Që të gjithë duke ruajtur distancën mes njëri-tjetrit dhe duke respektuar masat sipas rekomandimeve të IKSHP-së.

Lexo Edhe:

Pas këtij vendimi, Bashkësia Islame ka treguar për udhëzimet e masat që duhet zbatuar besimtarët pas hapjes së tyre.

Ismail Ali Krasniqi mes emocionesh flet për rihapjen e xhamive duke thënë se kjo është një ditë e shenjtë për të gjithë besimtarët myslimanë.

Krasniqi falënderoi udhëheqësit e Kosovës për vendimin që xhamitë të rihapen.   

“Sot gjithë besimtarët duhet ta falënderojmë Allahun. E përshëndes vendimin për rihapjen e xhamive”, tha ai.

Ai tha se ka porositur për kujdes dhe që ta ruajmë njëri-tjetrin.

“Ruajeni dhe duajeni njëri-tjetrin. Masat duhet t’i respektojmë dhe urdhrat nga qeveria, sepse është për të mirën e popullit. Po më duket sikur ky rast nuk ka ndodhur kurrë dhe po ndihem shumë mirë sepse është një ditë e shenjtë”, tha ai.