Besimi: Pakoja e katërt e masave ka tre shtylla – sociale, rikuperim të biznesit dhe stabilitet fiskal dhe financiar - Gazeta Express
string(112) "besimi-pakoja-e-katert-e-masave-ka-tre-shtylla-sociale-rikuperim-te-biznesit-dhe-stabilitet-fiskal-dhe-financiar"

Besimi: Pakoja e katërt e masave ka tre shtylla – sociale, rikuperim të biznesit dhe stabilitet fiskal dhe financiar

Gazeta Express

24/09/2020 11:33

Pakoja e katërt e masave do të bazohet në tre shtylla – sociale dhe shëndetësore, e cila ka të bëjë me qytetarët dhe standardin e tyre, shtylla e dytë do të jetë për bizneset, repsektivisht aktivitetin ekonomik dhe vendet e punës, të gjitha aktivitetet që nënkuptojnë likuiditet, stabilitet financiar  dhe rikuperim ekonomik dhe shtylla e tretë është fiskale dhe stabilitet financiar në përgjithësi në ekonomi, duke e përfshirë edhe stabiltetin financiar në komuna, deklaroi ministri i Financave, Fatmir Besimi në emisionin Magazina ekonomike në Alsat-M.

“Kjo do të jetë korniza e pakos së katërt dhe do të jenë më të targetuar në kontekst të asaj që e kemi vërejtur, si ka qenë realizimi i pakove paraprake, pakove aktuale dhe atë që presim të realizohet. Do të ketë masa, të cilat kanë qenë të njohura deri tani, të cilat kanë treguar rezultat, të njëjta ose do të ridisenjohen, do të ketë masa, të cilat e kanë kryer rolin e tyre dhe nuk do të përsëriten ose megjithatë do të ketë masa të reja, do të thotë tre kategori.

Lexo Edhe:

Ai potencoi se që të sigurohen mjete për pakon e katërt të masave, do të bëhet riprogramim ose rialokim i mjeteve nga buxheti ekzistues, ku do të shihen ku mund të shkurtohen mjetet lidhur me pozitat, të cilat në pajtim me dinamikën, nuk do të realizohern tërësisht deri nga fundi i vitit, eventualisht nëse ka nevojë, pjesa tjetër nga financimi, që nuk mund të realizohet nga buxheti, do të jetë me borxh publik.

“Do të shohim për rialokimin e mjeteve dhe eventualisht financimin shtesë, nëse do të jetë nga baza rezerve e buxhetit ose do të ketë borxh shtesë, kjo do të finalizohet ditën e fundit kur të dimë sa mundemi të shkurtojmë nga buxheti aktual. Por, megjithatë, pakoja duhet të ketë financim të sigurtë, madje edhe me borxh publik”, shtoi Besimi.