Besa Gaxherri: Në borde ka anëtarë të LDK’së, por LDK nuk i kontrollon ato - Gazeta Express
string(71) "besa-gaxherri-ne-borde-ka-anetare-te-ldkse-por-ldk-nuk-i-kontrollon-ato"

Gazeta Express

19/02/2020 22:46

Besa Gaxherri: Në borde ka anëtarë të LDK’së, por LDK nuk i kontrollon ato

Gazeta Express

19/02/2020 22:46

Deputetja e LDK’së, Besa Gaxherri, ka thënë në emisionin DPT te Fidani se koalicioni mes LDK’së dhe VV’së është shumë i fortë, por që sot në mbledhjen e Qeverisë Avdullah Hoti ka dhënë vetëm direktiva se si të shkarkohen anëtarët e bordeve.

Tutje, ajo ka thënë se nëpër borde të ndërmarrjeve shtetërore ka anëtarë të të gjitha partive, por që ata nuk i kontrollojnë ato.

Lexo Edhe:

“Në borde ka anëtarë të LDK’së, por LDK nuk i kontrollon ato pasi nuk është në filozofinë e saj”, thotë Gaxherri.

“Zotëri Hoti ka kërkuar që të respektohen rregullat e shkarkimit. Nuk mundemi të shkojmë në një gjueti shtrigash”, ka shtuar ajo.

Qeveria Kurti ka shkarkuar të gjithë anëtarët e Bordit të Telekomit sot në mbledhjen e Qeverisë./Express/