Bordi i Drejtorëve të BERZH-it ka miratuar një strategji të re për Shqipërinë, e cila përcakton kornizën për punën e Bankës në vend për periudhën 2020-25.
Dokumentet identifikojnë përparësitë e BERZH-it si një investitor dhe një partner në angazhimin e politikave në vitet e ardhshme.
Banka vazhdon të shohë dhe mbështesë përafrimin gjithëpërfshirës të BE-së, si spiranca kryesore e jashtme për reformat, përfshirë forcimin e qeverisjes dhe sundimin e ligjit.
Për të shpejtuar konvergjencën në nivelet e të ardhurave të BE-së, Shqipëria duhet të rrisë produktivitetin duke zhvendosur modelin e rritjes larg nga konsumi drejt investimeve dhe eksporteve, veçanërisht në funksion të zhvillimeve të pafavorshme demografike. Klima e biznesit duhet të përmirësohet në mënyrë që të mbështesë diversifikimin dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte, veçanërisht në sektorë të tillë si turizmi, prodhimi dhe agrobiznesi, dhe të mundësojë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Për të adresuar këto sfida dhe për të promovuar integrimin rajonal, BERZH njofton se do të ndjekë prioritetet e mëposhtme strategjike në Shqipëri në vitet 2020-25:
– Mbështetje për përmirësimet e qeverisjes ekonomike në të gjithë ekonominë
– Të rrisë konkurrencën dhe përfshirjen e sektorit privat duke promovuar një qasje më të gjerë në financa dhe duke përmirësuar aftësitë e njerëzve
– Të forcohet diversifikimi i energjisë dhe tranzicionit, me nivel karboni të ulët nën Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Deri më tani, BERZH ka investuar mbi 1.4 miliardë euro në 97 projekte në Shqipëri.
Rekomandimet e BERZH për qeverinë:
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...