Bërxulli: Jemi shoqëri e dhunshme, kemi tolerancë të shtuar ndaj saj


Gazeta Express
22 Prill 2019 21:22

Psikologu Dashamir Bërxulli mendon se shoqëria shqiptare është e dhunshme. Thotë se kjo ka të bëjë me tolerancë të shtuar ndaj dhunës.

Komentet Bërxulli i ka bërë në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në T7 ku po diskutohet lidhur me humbjen e tre jetëve sot në Prishtinë. Një 61 vjeçar vrau gruan e tij 60 vjeçare, nusen e djalit 27 vjeçare në sy të mbesës së tij 2 vjeçe. Më pas ai vrau veten.

“Jemi shoqëri e dhunshme. Kemi një tolerancë të shtuar ndaj dhunës’, thotë ai.

Sipas profesorit dhuna nuk duhet të lejohet që të shndërrohet ‘në mjet për arritjen e objektivit’.

 “Kemi tolerancë të madhe ndaj dhunës pasi kemi probleme të shumta të grumbulluara’, thotë Berxulli.

“Edhe institucionet tolerojnë dhunën”, shton ai.

Thotë se dorasi për të cilin u tha se kishte probleme psikike do të duhej të merrte shërimin e duhur.

“Personi të kishte marrë kurimin adekuat’, shtoi Bërxulli.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart