Bersant Celina shënon për Swansea Cityn


Gazeta Express
16 Korrik 2019 22:25

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Bersant Celina, e ka shënuar një gol në ndeshjen miqësore të Swansea Cityt kundër Yeovil Town-it.

Swansea City e mbylli pjesën e parë të ndeshjes miqësore kundër Yeovil Toën, në kuadër të turneut parasezonal, duke fituar me rezultat 3:1, raporton Gazeta Express.

Gjithçka nisi me golin e shënuar nga Bersant Celina qysh në minutën e katër të ndeshjes, i cili e zhbllokoi rezultatin me një goditje të tij të mirë.

Gjatë sezonit të kaluar në Championship, nivelit të dytë të futbollit në Angli, Celina ishte njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Swanseas, duke kontribuar me pesë gola dhe gjashtë asiste. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart