Bernie Sanders në epërsi të lartë, pranë fitores në Nevada - Gazeta Express
string(58) "bernie-sanders-ne-eperssi-te-larte-prane-fitores-ne-nevada"

Gazeta Express

23/02/2020 9:26

Bernie Sanders në epërsi të lartë, pranë fitores në Nevada

Gazeta Express

23/02/2020 9:26

Kandidati për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, Bernie Sanders, e ka përforcuar edhe më shumë statusin e udhëheqësit në garën brenda partisë pas rezultatit shumë pozitiv në Nevada.

Ai pritet t’i fitojë zgjedhjet partiake në këtë shtet. Sipas rezultateve të para, Sanders do të shënojë fitore bindëse me epërsi të lartë ndaj kandidatëve të tjerë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas numërimit të 50 për qind të kutive të votimit në Nevada, Bernie Sanders i ka marrë 47 për qind të votave, ndërsa Joe Biden ndodhet në vendin e dytë me vetëm 19 për qind.

Në vendin e tretë ndodhet kandidati homoseksual, Pete Buttigieg, me 15 për qind të votave, kurse në vendin e katër Elizabeth Warren me vetëm 10 për qind.

Gjatë fjalimit të mbajtur të shtunën në mbrëmje në Teksas, Sanders tha: “Unë e kam një ekip të përkrahësve që përbëhet nga shumë gjenerata dhe shumë raca. Populli amerikan është lodhur nga një president që gënjen gjatë tërë kohës.”

Në anën tjetër, presidenti Trump e vlerësoi fitoren e Sanders-it në Nevada, por gjithashtu e sulmoi atë me fjalë, duke e quajtur “Crazy Bernie” (“Bernie i çmendur”).