Berlusconi: Kur luan Milani e fik televizorin


load
Gazeta Express
22 Maj 2019 18:49

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka thënë se nuk pajtohet aspak me lojën taktike të kuqezinjve prandaj edhe e fik televizorin pas vetëm 10 minutave lojë.

Berlusconi ishte pronar i klubit për plot 30 vjet, para se t’ia shiste atë Yonghong Li-së vite më parë, por tani i është rikthyer futbollit në Serie C, nivelin e tretë të futbollit italian, duke marrë në pronësi klubit Monza, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ai ende e shikon klubin e tij të vjetër dhe paraqitjet aktuale.

“Nuk pajtohem me taktikat aktuale për të luajtur me një sulmues dhe me dy”, tha Berlusconi.

“Milani bën shumë pak goditje në portë, prandaj unë e fik televizorin pas vetëm 10 minutave lojë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart