Berisha zbulon se kush e kërcënoi me vdekje kreun e KQZ: I lidhur ngushtë me familjarët e Enver Hoxhës


Gazeta Express
11 Korrik 2019 17:23

Ish- kryeministri Sali Berisha ka denoncuar përmes “emigrantit dixhital” Emiljan Pjetrin, që sipas tij është personi i cili kërcënoi me vdekje publicistin e njohur Aurel Plasari por edhe Klement Zgurin (kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve) e familjen e tij.

Berisha shkruan se Pjetri është i lidhur ngushtë me familjen e Enver Hoxhës dhe po ashtu është në shërbim të ish- kreut të SHISH, Fatos Klosi, me të cilin Berisha ka patur përplasje të forta në ditët e fundit.

Statusi i Berishës:

Emigranti dixhital akuzon Emiljan Pjetrin qe kercenoj me jeten e fëmijëve shkrimtarin dhe publicistin e njohur Aurel Plasari dhe kryetarin e KQZ Klement Zguri si delinkuent i lidhur me familjen e diktatorit Hoxha dhe kriminelin Fatos Klosi.

Ky është Emiljan Pjetri, që kërcënoj Zgurin, Ky është bashkëpunëtor i Klosit dhe jeton ne Kalkidhiki, Emiljani nuk rri ne Athine, por ne Nea Skioni Kalkidhiki, atje fshihet, as punon as gjë. Ka marrëdhënie te ngushta me familjen e mbesës se madhe te E Hoxhes. Për ata punon, ndërkohe ka qene nen shërbimin e Klosit, ka qene i kërkuar nga Interpoli por ja kin heq emrin. E mban veten për shkodran por mirditor është, një vlla ja vranë para dy vjetësh ne Shkodër. Ky ka 10 vjet qe nuk shkel ne Shqipëri…ka bashkëpunuar me Izetit Haxhin me te cilin është mik i ngushta është përpjekur për ta ndihmuar te ikte nga Turqia ne Greqi ne Europe nga Qipro, po nuk mundi. Është vrasës.

Eshte akuzuar dhe për vrasjet e komandant Telit. Ata të UÇK shokët e Telit e kërkonin ketë dhe një tjetër bashkpuntor te Klosit Partizani Cene i thonë…është çam dhe ky jeton në Athine

Ka kercenuar dikur edhe konsullin Shqiptar në Selanik Thoma Ninin sepse me nje certifikate fallco, kerkonte të nxirrte pashaporte tjetër.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart