Berisha: Sot kemi luajtur më së keqi


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 23:38

Futbollisti Valon Berisha ka thënë se pjesa e parë e ndeshjes kundër Çekisë ka qenë më e keqja që Kosova e ka luajtur prej që kanë nisur kualifikimet për kampionatin evropian.

“Prej fillimit, bile pjesa e parë, ka qenë një pjesë që kemi luajtur më së keqi prej që ka nisur kualifikimi”, ka thënë Berisha, raporton Gazeta Express.

“Ma merr mendja se sot bash kur është dashur ta tregojmë vetën disi nuk mundëm. Po ia nisi prej vetës. 1-0 nuk të con askund. Pastaj ata filluan të luajnë shumë fizikisht, me topa të gjatë… kështu më duket se e humbëm ndeshjen”, ka thënë ai për ndeshjen me Çekinë, të cilën Kosova e humbi me rezultat 2-1.

Mesfushori i kombëtares dhe i Lazios thotë se sot ai nuk ka arritur të tregoj kualitetet e tij dhe njëjtë mendon edhe për bashkëlojtarët.

“Personalisht, edhe unë dhe çdonjëri s’ka arritur sot ta tregojë kualitetin e tij. Krejt ekipi nuk mundëm të funksionojmë me automatizëm që e bëjmë herë tjera”.

Berisha ka thënë se i vjen keq që i kanë zhgënjyer të gjithë përkrahësit kosovarë. /Express/

Te fundit


Kthehu lart