Berisha qetëson fansat në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore - Gazeta Express
string(63) "berisha-qeteson-fansat-ne-lidhje-me-gjendjen-e-tij-shendetesore"

Futboll

Gazeta Express

04/12/2020 8:40

Berisha qetëson fansat në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore

Futboll

Gazeta Express

04/12/2020 8:40

Etrit Berisha qetëson tifozët e Spal dhe ata të kombëtares shqiptare përsa i përket gjëndjes së tij shëndetësore.

Gardiani kuqezi gjatë këtyre ditëve është i infektuar me COVID-19 dhe papritur mesditën e djeshme iu drejtua një klinike për të zhvilluar disa analiza mjekësore pasi nuk ndihej shumë mirë.

Lexo Edhe:

Megjithatë çdo gjë është ok dhe analizat e kryera nga Berisha kanë dalë mirë siç njoftoi vetë ai në profilin e tij në Instagram.

Sigurisht nuk mungojnë as falënderimet, në postimin e Berishës që shkruan:

“Përshëndetje të gjithëve. Doja t’ju informoja se kontrollet që kam pasur ditën e djeshme kanë shkuar mirë. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet dhe shihemi së shpejti”.