Gazetari Ridvan Berisha ka publikuar sot një fotografi në profilin e tij në Facebook me zyrtarin e PDK-së, Sami Lushtakun, raporton Gazeta Express.
Ai ka thënë se ky nuk ishte një takim rasti, e se kanë diskutuar për Partinë Demokratike të Kosovës, pasi që ky subjekt ka shpallur zgjedhjet e brendshme.
Berisha ka ironizuar duke thënë se “më vjen keq që nuk e ka pyetur për këtë takim deputeten e Listës “GUXO”, Doarsa Xhelilin”.
“Takim rasti? Po natyrisht qe jo. Me bollëk lajme për PDK e nesërme!
Me vjen keq nga deputetja me vokacion autokratik Doarsa Xhelili qe nuk e kam pyet për këtë takim, i kërkoj ndjese ?!”, tha ai.
Gazetari është përfshirë në debatin që ka nisur Mentor Shala me deputeten në fjalë./GazetaExpress/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...