Berisha: Provokimet e forcave serbe në veri nuk e trembin asnjë qytetarë të Kosovës - Gazeta Express
string(82) "berisha-provokimet-e-forcave-serbe-ne-veri-nuk-e-trembin-asnje-qytetare-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 10:58

Berisha: Provokimet e forcave serbe në veri nuk e trembin asnjë qytetarë të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 10:58

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje, Bekë Berisha deklaroi sot se demonstrimet dhe provokimet e forcave serbe në veri të vendit nuk e trembin asnjë qytetarë të Kosovës. Teksa tha se Kosova ka shumë të rinj e atdhedashës që i dalin zot atdheut kurdo që ka nevojë.

Berisha në një konferencë për media ftoi qeverinë e Kosovës që të mos zmbrapset nga vendimi për reciprocitetin në targa me Serbinë, teksa i bëri ftesë kësaj te fundit që ta ruajë qenësinë e vendit.

Lexo Edhe:

Ai përgëzoi policinë e Kosovës, duke thënë se nuk ka rënë pre e provokimeve serbe, teksa shtoi se ajo është duke zbatuar ligjin në Jarinjë dhe Bërnjak, sikurse në tërë territorin e Kosovës.

“Demonstrimet në kufi nga forcat serbe nuk e trembin asnjë kosovarë. Kosova ka rini dhe njerëz atdhedashës që i dalin zot vendit sa herë që ka nevojë. Qeveria duhet të jetë e vendosur dhe të mos bie pre e provokimeve të serbëve në veri, provokime këto që janë të projektuara në Beograd dhe Moskë. Qeveria e Republikës te Kosovës duhet të jetë e vendosur në mbrojtjen e qenësisë së saj”, tha ai, raporton KP.

Sipas Bekë Berishës, gjendja e sigurisë në vend është në kontroll të plotë nga institucionet e sigurisë. Ai tha se komisioni parlamentar po vazhdon mbikëqyrjen e institucioneve të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit.

I pyetur sesi e vlerëson propagandën që Serbia po bënë karshi Kosovës, Berisha dekalroi se këto janë sjellje të njohura nga Serbia.

“Këto praktika janë të njohura për neve. Mirëpo, ne gjithsesi jemi të vendosur të zbatojmë rendin dhe ligjet nga tërë institucionet e sigurisë në tërë territorin e Kosovës”, tha ai.