Berisha për Hotin: E mbrojta, sepse nuk e mbrojke kërrkush, madje as nga partia e tij - Gazeta Express
string(82) "berisha-per-hotin-e-mbrojta-sepse-nuk-e-mbrojke-kerrkush-madje-as-nga-partia-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

10/03/2021 21:29

Berisha për Hotin: E mbrojta, sepse nuk e mbrojke kërrkush, madje as nga partia e tij

Lajme

Gazeta Express

10/03/2021 21:29

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Bekë Berisha, tha se e ka mbrojtur kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti për shkak që nuk i doli në krahë askush, madje as nga partia e tij.

Berisha në emisionin “Frontal” në T7 tha se Hoti ka qenë i guximshëm që ka shkuar në Shtëpinë e Bardhë anipse në atë kohë u përmendeshin thikat në harta.

Lexo Edhe:

“Nuk e lavdërojke kërkush, as prej partisë të vetë. Aty i kom kallxu pse e kom votu Hotin. Në kundërshtimet që i kishte ai prej opozitës nuk e mbrojke kërkush edhe dola unë e mbrojtja”, tha Berisha.

Ai po ashtu shtoi se nuk do ta kishte votuar si kryeministër, mirëpo ai thotë se e ka respektuar marrëveshjen që e ka bërë partia e tij.

“Ai ka qenë i mirë boll si kryeministër. Avdullah Hotin nuk e kisha votu kurrë me ja qit votën si besimi jem. Por, unë e respektojë marrëveshjen që e ka pas partia ime me të”, tha Berisha. /Express/