Berisha pas shkuarjes së Haradinajt në Hagë: Ky është fillimi i një stuhie të re


Gazeta Express
23 Korrik 2019 16:41

Anton Berisha, zëvendësministër i Punëve të Jashtme në detyrë ka shkruar se pas shkuarjes së Ramush Haradinaj në Hagë, ditët e muajt e ardhshme do të jenë sfidë për Kosovën e rajonin, shkruan Gazeta Express.

Përmes një publikimi në profilin zyrtar në Facebook, Berisha po thotë se Haradinaj e ka kuptuar që pesha e thirrjes për dëshmi në dhomat e specializuara tejkalon interesat e ngushta personale e politike në rrafshin e brendshëm.

Zëvendësministri në detyrë po thotë se një lëvizje e vogël dhe jashtë kontekstit qon ujë në  mullirin e atyre që për qëllim kanë destabilizimin e vendit.

“Për këtë arsye, ai ka bërë tri veprime jo tipike për mentalitetin tonë, një ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit, dy ka heshtur dhe tre ka vendosur të durojë”, shkroi ai.

Sipas Berishës, kjo situatë paraqet fillimin e një stuhie të re, jo të parën në këto tri dekada.

“Vendimi i tij, që të bëj lëshime personale për ata që e njohin peshën e situatës, është në të njëjtën kohë vendim për mos lëshim në çështjen shtetërore”, shtoi.

Tutje, Berisha ka thënë se ditët e muajt në vazhdim do të jenë sfidë e madhe për Kosovën e rajonin, e se çdo veprim i udhëhequr nga këndëvështrimi i ngushtë personal mund t’i kushtojë shtrejtë Kosovës./GazetaExpress

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart