Berisha: Një pjesë e viktimave të tërmetit janë vrasje shtetërore, Rama fatkeqësi kombëtare - Gazeta Express
string(89) "berisha-nje-pjese-e-viktimave-te-termetit-jane-vrasje-shteterore-rama-fatkeqesi-kombetare"

Gazeta Express

15/12/2019 18:42

Berisha: Një pjesë e viktimave të tërmetit janë vrasje shtetërore, Rama fatkeqësi kombëtare

Gazeta Express

15/12/2019 18:42

Sali Berisha duke folur për tërmetin dhe personat që humbën jetën në Thumanë hodhi akuza të forta kundër Edi Ramës.

Sipas Berishës një pjesë e vrasjeve të tërmeti janë vrasje shtetërore, pasi pallatet në Thumanë ishin shpallur të pabanueshme dhe shteti i la qytetarët të vdisnin.

Lexo Edhe:

“Fondi rezervë i qeverisë, që përbëhet nga taksat tuaja, e ka përdorur për luks orgji e shumë të tjera. E dini ju se një pjesë e vrasjeve të tërmetit janë vrasje shtetërore. Po pse janë vrasje shtetërore? Sepse pallatet e Thumanës ishin të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit. Ata banorë nëse do ishin strehuar në banesa do ishin gjallë të 24. Ky kalon nga 10 orë në ekran dhe do të fsheh veprat e tij penale.

Ndaj dhe e kemi këtë emergjencë dhe duhet të bëjmë gjithçka të lehtësojmë vëllezërit dhe motrat tona të prekur nga tërmeti. E keni dëgjuar të flas për këto, jo se ai nuk ka shpirt por përdor njerëzit për show. Ku ka shpirt ai, ai ka shpirt katran. Ai çdo gjë e bën për show, prandaj të ngrihemi fuqishëm. Tërmeti ishte një fatkeqësi natyrore, por Edi Rama është një fatkeqësi kombëtare të gjitha llojeve”, u shpreh Berisha.