Berisha, MVP i javës së gjashtë të Superligës - Gazeta Express
string(44) "berisha-mvp-i-javes-se-gjashte-te-superliges"

Berisha, MVP i javës së gjashtë të Superligës

Basketboll

Gazeta Express

10/12/2020 15:34

Dardan Berisha ka qenë basketbollisti më i dalluar i javës së gjashtë në Prince Caffe Superligë.

Lexo Edhe:

Basketbollisti pejan në derbin e kësaj xhiroje ndaj Golden Eagle Yllit shënoi 29 pikë, kishte edhe tetë kërcime e tri asistime, me një indeks prej 24.

Kapiteni i Kosovës po vazhdon me formë të mirë, pasi formë të mirë tregoi edhe ndaj Bashkimit e Rahovecit paraprakisht.

Ai e ka ndihmuar skuadrën e tij këtë edicion, ku Peja ka regjistruar gjashtë fitore në po aq ndeshje.

Ndërkohë, Top-5 shënuesit e kësaj xhiro janë: Dardan Berisha i Pejës me 29 pikë, Arti Hajdari i Ponte Prizrenit me 28, Isaiah Traylor i Rahovecit me 25, Kalin Fisher i Trepçës me 24 dhe Nikola Vukçeviq i Bashkimit me 24. /Gazeta Express/