Berisha mesazh Challandesit: Dua të luaj më shumë!


Gazeta Express
10 Tetor 2019 20:35

Bernard Berisha mendon se meriton më shumë minuta te Kosova.

Ai luajti për herë të parë për Kosovën pas një kohe të gjatë.

Bernardi startoi në fitoren 1-0 të Kosovës kundër Gjibraltarit.

“Luajta pas një periudhe shumë të gjatë dhe u mundova të jap më të mirën. Kisha shumë koha pa luajt dhe ndoshta për shkak se secili lojtar që po mundohet t’i dëshmoj trajnerit, në pjesën e parë s’kemi arrit të jemi mirë. Por duhet të përgatitemi tani sa më mirë për ditën e hëne”, u shpreh Berisha.

“Është e vështirë pas një viti të inkuadrohesh në lojë dhe të luash pas me lojtar që vetëm në stërvitje”.

“Edoni ka talent, por ai duhet më i shërbyer grupit, kur grupi ka suksese, edhe individi dallohet”.

“Për mu është kënaqësi vetëm ftesa që marr, do të mundohem të jap më të mirën dhe t’i shërbej Kosovës, në fund vendos trajneri. Luaj në një kampionat të fortë dhe po më vlerësojnë shumë, normal që pres më shumë minuta edhe te Kosova”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart