Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ishte kundër ndryshimit të sistemit aktual elektoral, proporcional rajonal me lista të mbyllura.
Në studion e “Opinion” ai tha se nëse sistemi do të ndryshohej do të pëlqente vetëm proporcionalin kombëtar duke e konsideruar si më të drejtë.
“Unë për opozitën kam vetëm një sugjerim. Të mobilizojë të gjithë fuqitë e saj për të rrëzuar Ramën. Unë këtë sistem e quaj shumë të mirë.
Unë do ta ndërroja vetëm me një sistem të plotë kombëtar proporcional sepse është më i drejtë. Unë këtë e quaj shumë të mirë. Listat e hapura sjellin dy herë më shumë kriminelë.
Edi Rama është vetë i kriminalizuar. Ai është vetë bandit. Asnjë sistem nuk i ndalon dot kriminelët të hyjnë në Kuvend nëse nuk dëshiron kryetari. Pse nuk futi Basha në listë kriminelë.
Duhen ndarë biznesmenit nga kriminelët. Biznesin nuk e ndalon dot të hyjë në politikë sepse kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Ata duhet të respektojnë rregullat dhe mund të hyjnë në politikë” – tha Berisha.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...