Berisha i përgjigjet Kurtit: Një qeveri dinjitoze nuk garanton arritje të marrëveshjes me Serbinë


load
Gazeta Express
17 Gusht 2019 12:57

Anton Berisha, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, i ka reaguar kreut të VV-së, Albin Kurtit që ditë më parë tha se me Serbinë do të arrihet zgjidhje, vetëm kur do të ketë qeveri dinjitoze në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Kjo, sipas Berishës, është tregues i një orientimi në drejtim të duhur por në të njëjtën kohë, sipas tij, flet edhe për natyrën idilike të pikëpamjeve si dhe mungesën e eksperiencës në trajtimin real të proceseve ndërkombëtare.

Berisha shkruan përmes Facebook-ut, se një qeveri dinjitoze forcon pozicionin tonë por nuk është garancion i arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

Tutje, thotë se në këto dy vite sa ishin në qeveri, Ramush Haradinaj në pozitën e kryeministrit tregoi se ka qenë parimor në qëndrime./GazetaExpress

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart