Berisha edhe njëherë i tregon Challandesit se ai ishte dhe është lojtari më në formë te Kosova - Gazeta Express
string(94) "berisha-edhe-njehere-i-tregon-challandesit-se-ai-ishte-dhe-eshte-lojtari-me-ne-forme-te-kosova"

Gazeta Express

25/10/2020 18:11

Berisha edhe njëherë i tregon Challandesit se ai ishte dhe është lojtari më në formë te Kosova

Gazeta Express

25/10/2020 18:11

Bernard Berisha ishte lojtari më në formë i Kosovës, por Bernard Challandes vendosi të mos e ftoi për ndeshjet shumë të rëndësishme të tetorit, veçanërisht ajo kundër Maqedonisë.

Kjo ndodhi pasi Berisha pas një goli në Fadil Vokrri bëri disa veprime jo të mira kundër Challandes.

Lexo Edhe:

Sido që të jetë, ai ishte dhe është lojtari më në formë i ‘Dardanëve’ këto momente, pasi sulmi është faza që çaloi në ndeshjet e tetorit, me shpresën që do të jetë më ndryshe në sfidat e nëntorit.

Berisha edhe njëherë ka treguar se ka nuhatje për gol dhe i duhet Kosovës.

Sulmuesi i majtë dardan e ka nisur si titullar ndeshjen Akhmat Grozny-UFA dhe rezultati menjëherë ka qenë efikas.

Edhe pse trajneri Challandes nuk e grumbullon te Kosova dhe kjo ka krijuar jo pak polemika, sulmuesi 29-vjeçari nga Peja po tregon në Rusi moment forme të mirë dhe është pjekur totalisht.

Ai toi një penallti në minutën e 14-të, të cilën e ekzekutoi po vetë. Ky është goli i tretë në kampionat për lojtarin që në Shqipëri ka veshur fanellën e Besës së Kavajës dhe Skënderbeut. /Gazeta Express/