Berisha e akuzon sërish: Pjerin Ndreu organizator i një vrasjeje


Gazeta Express
22 Gusht 2019 16:36

Ish- kryeministri Sali Berisha vijon me akuzat ndaj kryebashkiakut të sapozgjedhur të Lezhës, nga radhët e socialistëve, Pjerin Ndreu.

Berisha publikon mesazhin ne një personi duke e akuzuar Ndreun si organizator të një vrasjeje.

“Akuze tjeter e rende per Pjerin Ndreun si organizator vrasje!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr pashe lajmin tend per Pirin Ndreun aj qytetari qe kish ber nje denocim per te.Po ta them dhe un nje kujozitet ne Rreshen ka qen nje eksponet i rrezikshem per qytetin Ilir Reci dhe Pirin Ndreu urdheron 3 oficer policie me ne krye Vlash Kacorrin dhe i lujne nje loje me Bardhajt e Nderfushzit ku i ngatrrojn ne nje konflikt me pasoj vdekjen e Ilir Recit per saksine i informacionit me paft zoti nga shpia ne qoft se jam tu te rrejt”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Kjo është e disata herë që Berisha akuzon Ndreun si i përfshirë në shumë ngjarje, ndërsa kryebashkiaku i PS-së shpesh herë ka zgjedhur të heshtë./Express

Te fundit


Kthehu lart