Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar shembjen e urës së Drashovicës, e ndërtuar në vitin 2016, e cila tashmë është është tërësisht jashtë funksionit.
Kjo urë u ndërtua 5 vite më parë për të kaluar tubacionin e ujësjellësit dhe për t’a lidhur me lagjen Paramillo të fshatit Drashovicë.
Pak ditë më parë deputeti socialist Vullnet Sinaj denoncoi shembjen e urës dhe sulmoi opozitën duke e krahasuar urën e dëmtuar me modelin e punës që ofron Partia Demokratike.
Statusi i Vullnet Sinaj
Ky është modeli i punës që ofron opozita! Ura q u ndërtua për ujësjellësin and Drashovicës dhe QE LIDH lagjen and … Posted by Vullnet Ruzhdi Sinaj & nbsp; Monday, January 25, 2021
Pas lajmit në media se kjo urë është ndërtuar në vitin 2016 kur në pushtet ishte dhe është PS-ja ka reaguar edhe ish-kryeminstri Sali Berisha.
Berisha thekson në statusin e tij: “Shembet ne Vlore ura e ndertuar ne vitin 2016. Per narkodeputetin e Vlores fajin e ka Saliu!!
Statusi i Sali Berishës
“Shembet ne Vlore ura e ndertuar ne vitin 2016.
Per narkodeputetin e Vlores fajin e ka Saliu!!
Lexoni postimin e tij dhe shikoni foton e ures se shembur! sb
Fajin e ka Saliu!/ Shembet ura në Vlorë/ Sinaj: Ky është modeli i punës që ofron opozita
Edhe pse kanë 7 vite në krye të vendit me pushtet absolut prap për çdo të keqe fajin e ka Saliu!
Që pas Shqipërisë komuniste, partia Socialiste (Rilindje) është e vetmja parti që zotëron një pushtet absolut, vendimet i mer vetë, zbatimet i bën po vetë! Ama kur diçka nuk shkon mirë dihet ‘fajin e ka Saliu’ dhe jeta vazhdon normalisht!
Deputeti i Partisë Socialiste të Qarkut të Vlorës, Vullnet Sinaj.
Permes një postimi në rrjetin social facebook, deputeti Sinaj deklaron se ky është modeli i punës që ofron opozita!
“Ura që u ndërtua për ujësjellësin e Drashovicës dhe që lidh lagjen e Paramillosë u shemb sot, duke lënë banorët e Drashovicës pa ujë. Kjo vepër e përuruar gjatë qeverisjes vendore të Partisë Demokratike u nda përgjysëm duke ofruar simbolikën e vizionit opozitar për qeverisjen e vendit”, shkruan Sinaj.
Ura u ndërtua në vitin 2016 për të kaluar tubacionin e ujësjellësit dhe për t’a lidhur me lagjen Paramillo të fshatit.
Ura është plotësisht jashtë funksionit dhe tregon sesi bashkia që drejtohej nga e djathta nuk garantoi investimet në zone.
Shembet ne Vlore ura e ndertuar ne vitin 2016. For narkodeputetin and Vlores fajin and ka Saliu !! Lexoni postimin and tij dhe … Posted by Sali Berisha & nbsp; Tuesday, January 26, 2021
Të tjera nga rubrika
Sekuestrohen vila me dokumente të falsifikuara në Mullet, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona
Sefa depoziton kërkesën: Apeli të japë zgjidhje sa më shpejt për vulën e PD
Gentian Gjyli emërohet në krye të ARRSH
Refuzoi të paguajë tarifën e akteve të dosjes, Beqaj “ngujohet” në SPAK, 700 fashikuj për t’u lexuar
GJKKO urdhëron SPAK: Hetoni ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi
Del nga burgu ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Te fundit
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Amnesty International i bën thirrje Pakistanit ta ndalë dëbimin e grave dhe vajzave afgane
Gjilani përforcohet me Shqiprim Taipin
“Unë biri yt Kosovë”, Kori i Filarmonisë së Kosovës me një “koncert” të shkurt në Aeroportin e Romës
Studentët e Juridikut, të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi, Osmani: Sukses historik
Newcastle United reagon pas akuzave nga FA ndaj Tonalit