Berisha: Bujqësia dhe blegtoria, në rënie! “Ballkani i Hapur” do shënojë falimentimin e fermave tona - Gazeta Express
string(95) "berisha-bujqesia-dhe-blegtoria-ne-renie-ballkani-i-hapur-do-shenoje-falimentimin-e-fermave-tona"

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2022 11:18

Berisha: Bujqësia dhe blegtoria, në rënie! “Ballkani i Hapur” do shënojë falimentimin e fermave tona

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2022 11:18

“Ballkani i Hapur do të shënojë masivisht falimentimin e fermave tona”! Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me fermerët në Kashar, i bindur se fermat shqiptare do të vuajnë pasojat më të mëdha nga përfshirja e Shqipërisë në Ballkanin e Hapur.

“Hapja e doganave në kuadër të “Ballkanit të Hapur” do të shënojë masivisht falimentimin e fermave tona. Vetëm brenda një viti janë rritur me 250% importet e prodhimeve bujqësore nga Serbia. Në një kohë kur subvencionet aktuale dhe në dekada për fermerët e ish-Jugosllavisë kanë qenë qindra herë më të mëdha se ato thërrimet që mund të kenë marrë fermerët shqiptarë”, tha Berisha.

Lexo Edhe:

“Subvencioni në bujqësi nuk është një humbje financiare, por është një histori fitimi për të gjitha palët, është histori fitimi sepse ai që merr subvencionin ndihmohet për një sukses më të madh, më të garantuar, mëkëmbja e tij është një interes direkt jo vetëm i familjes por i shoqërisë në tërësi. Është në interes të mbarë shoqërisë sepse prodhimi, sepse eksporti janë faktorë jashtëzakonisht të rëndësishëm në krijimin e balancave për një ekonomi të qëndrueshme”, u shpreh ai.

Kreu i selisë blu akuzon qeverinë se nuk po i kushton vëmendjen e duhur këtij sektori të ekonomisë shqiptare. Sipas tij qeveria sillet si pushtues me fermerët.

“Kjo qeveri mban një qëndrim armiqësor ndaj fermerëve dhe bujqësisë. Mund t’ju duket i ashpër ky term, por jo nuk është, sepse nëse ai në sistemin fiskal ndëshkon fermerët, ai sillet si ta si një pushtues, jo si institucion i ligjit, nuk respekton ligjin, nuk respekton ato parime që janë të domosdoshme për një shtet ligjor. Ndërprerja e subvencioneve është njëra anë, por kjo vendos fermerët shqiptarë në kushte të pabarabarta me fermerët e vendeve përreth, për të mos thënë me fermerët e BE. Taksimi i njëanshëm me TVSH përbën një ndëshkim tjetër madho për fermerët. Mungesa e stimulit për eksportet është një akt tjetër i papërgjegjshëm i kësaj qeverie”.

/Gazeta Express