Berisha: Biznesmeni që sjell helme nga Italia, mik me Ramën, shikoni foton - Gazeta Express
string(71) "berisha-biznesmeni-qe-sjell-helme-nga-italia-mik-me-ramen-shikoni-foton"

Berisha: Biznesmeni që sjell helme nga Italia, mik me Ramën, shikoni foton

Gazeta Express

21/02/2020 15:28

Ish- kryeministri Sali Berisha reagon në lidhje me tragetin e bllokuar në Vlorë, i cili transportonte nga Italia mbetje të rrezikshme amianti, të cilat dyshohet se groposeshin në Shqipëri.

Berisha shkruan se personi përgjegjës që bënte këtë tregti është mik me kryeministrin Edi Rama.

Lexo Edhe:

Ai poston edhe foto të këtij personi të quajtur Zamir Kormuzi, i cili shihet në shoqërinë e kryeministrit Rama.

“Famozi Zamir Kormuzi, qe importonte kancer per Vloren, mik per koke me Edvin Mafine!”, shkruan Berisha

Mesazhi

Pershendetje dr. Zamir Kornuzi menaxheri i kompanise qe sillte helme me traget nga Italia njehet si mik me koke i Edi Rames. Prandaj eshte e domosdoshme te hetohen lidhjet e tyre qofte edhe te biznesit. Ate dje e arrestoj policia por sigurisht e arrestuan pa ditur lidhjen e tij me Edi Ramen.

Une po ju nise nje foto ku Zamiri rrine shtruar se bashku me Ramen do perpiqem te gjeje edhe dokumenta te tjera per lidhjet midis tyre, me respekt..