Berisha bëhet objektiv i Genoas - Gazeta Express
string(31) "berisha-behet-objektiv-i-genoas"

Berisha bëhet objektiv i Genoas

Gazeta Express

02/06/2020 14:50

Portieri kosovar është në pronësi të Atalantas, por këtë sezon është duke e kaluar në formë huazimi tek skuadra e SPAL-it

Etrit Berisha është bërë objektiv i Genoas.

Lexo Edhe:

Portieri kosovar aktualisht është i huazuar në SPAL nga Atalanta, por gjatë verës që vjen mund ta ndërrojë mjedisin.

Klubi nga Bergamo nuk e do më në ekipin e tij përfaqësuesin shqiptar.

Por, ndërkohë prishtinasin mund ta transferojë Genoa, shkruajnë mediat italiane, përcjell Gazeta Express.

Në fakt, ekipi nga Genova i ka në shënjestër tre portierë për edicionin e ardhshëm.

Njëri prej tyre është ish-portieri i Kalmarit dhe Lazios.

Pra, 31 vjeçari mund të vazhdojë të mbrojë në Serie A, së paku edhe një vit. /Gazeta Express/