Bëri fotot joshëse në “qytetin e vdekur”, ndjekësit kritikojnë rëndë vajzën në Instagram


Gazeta Express
13 Qershor 2019 10:50

Një përdoruese e Instagramit, e cila ka shumë ndjekës, është kritikuar gjerësisht në rrjet për shkak të fotove provokuese që ka bërë në vendin ku ka ndodhur katastrofa e Çernobilit.

Numri i personave që nisën të vizitojnë zonën kritike pranë Pripyat në Ukrainë u rrit ndjeshëm kohët e fundit.

Agjencitë e udhëtimit thonë se kanë patur një rritje me 30%-40% të turizmit në qytetin fantazmë.

Në një foto, një influencer në Instagram, e cila numëron një numër prej 4 mijë ndjekësish, pozon gjysmë e zhveshur në zonën ku më parë ka pasur rrezik.

Ajo mban në trup veshur një palë reçipeta të zeza, mbathje të vogla të bardha dhe një këmishë të hollë të bardhë.

Në një tjetë foto tregon të pasmet, teksa në pjesën e sipërme nuk mban veshur asnjë gjë.

Të gjitha imazhet e bërë publike nga vajza, të cilat janë realizuar në zonën e Çernobilit, janë tepër joshëse dhe provokuese.

Është mirë që kjo zonë të thithë turistë, por nuk duhet harruar historia dhe çfarë ka ndodhur më parë në këtë vend, prandaj ndaj vajzës kanë nisur komentet e shumta, pjesa më e madhe e të cilave janë negative.

Te fundit


Kthehu lart