Beniada Nishani është një nga banoret më pozitive brenda shtëpisë së famshme. Modelja shqiptare është pjesë e shtëpisë që nga data 5 tetor atëherë edhe kur nisi spektakli më i madh shqiptar.
Ajo është një nga banoret e shtëpisë që e ka mirë me të gjihë, ndaj pëlqehet shumë, simpatia ndaj saj dita-ditës është shtuar edhe për shkak të mos shqiptimit të duhur të fjalëve në gjuhën shqipe.
Shpesh video e Beniadës kanë bërë xhiro në rrjetet sociale pikërisht për këtë arsye, siç ishte rasti me shqiptimin e emrin të Butrint Imeri e Noizyt.
Së fundmi ajo ka shkrirë banorët së qeshuri me shqiptimin e emrit dhe mbiemrit të Yll Limanit, sipas Beniadës këngëtari quhet Ydh Dhimani.
Ajo ndër të tjera tregoi simpati ndaj tij duke e krahasuar edhe me një arush të vogël./Lajmi/
Shiko videon:
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...