Bën vaki edhe kjo, aeroplani me udhëtarë dështon të aterojë, pilotët në gjumë - Gazeta Express
string(75) "ben-vaki-edhe-kjo-aeroplani-me-udhetare-deshton-te-ateroje-pilotet-ne-gjume"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2022 22:11

Bën vaki edhe kjo, aeroplani me udhëtarë dështon të aterojë, pilotët në gjumë

Lajme

Gazeta Express

19/08/2022 22:11

Dy pilotë besohet se kanë fjetur dhe kanë humbur aterimin e tyre gjatë një fluturimi nga Sudani në Etiopi të hënën, thuhet në një raport të faqes për aviacion komercial, Aviation Herald

Incidenti ndodhi në bordin e Boeingut të Ethiopian Airlines 737-800 që udhëtonte nga Khartoum në Addis Abbaba, thotë raporti, “kur pilotët i zuri gjumi” dhe “avioni vazhdoi ta kalonte mbi majën e zbritjes.

Lexo Edhe:

Të dhënat e marra nga faqja e internetit japin indikacione që avioni po fluturonte në një lartësi prej 11277 metra me autopilot, teksa ai nuk ateroi në Aeroportin Ndërkombëtarë Addis Ababa Bole, që ishte destinacioni i tij më 15 gusht.

Kontrolli i trafikut ajror më sa duket nuk ishte në gjendje që të kontaktonte me ekuipazhin e avionit edhe pse tentuan disa herë. Megjithatë, një alarm u ndesh kur avioni kapërceu pistën dhe vazhdoi rrugën.

Avioni më pas filloi të zbriste, duke e bërë uljen e tij pas 25 minutave.

Të dhënat e Automatic Dependent Surveillance-Broadcast (ADS-B) tregojnë avionin duke fluturuar mbi pistë, para se të bënte uljen e tij me një manovrim tjetër.

“Ne kemi marrë një raport i cili përfshin fluturimin ET3434 nga Etiopia ku gjatë rrugës nga Khartoum në Addis Ababa avioni humbi përkohësisht komunikimin me Addis Ababa Air Traffic Control më 16 gusht 2022”, thuhet në deklaratën e bërë nga Ethiopian Airlines të premten, shkruan CNN – transmeton GazetaExpress.

“Atërimi më vonë u bë i sigurt pasi që komunikimi u rregullua. Shqetësimi i ekuipazhit u largua por një operacion hetimi do të bëhet”.

“Do të merren veprime kontrolluese të bazuara nga të dhënat e hetimit. Siguria gjithmonë ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë prioriteti i jonë”, thuhet në deklaratë.

“Thellësisht shqetësuese”

Analisti i aviacionit, Alex Macheras ka zgjedhur Twitterin për të shprehur merakosjen e tij duke thënë së është “thellësisht i shqetësuar me incidentin”, për të cilin ai mendon se vjen nga lodhja e pilotëve.

“Lodhja e pilotëve nuk është asgjë e re dhe vazhdon të përbëjë një kërcënim serioz në sigurinë ajrore ndërkombëtare”, cicëroi ai në Twitter të enjten.

Raporti erdhi pak muaj pasi pilotët e Southwest Airlines and Delta Air Lines, paralajmëruan drejtuesit e linjave ajrore që lodhja e pilotëve është në rritje dhe ju thanë atyre që ta trajtojnë këtë gjë dhe mos të rrezikojnë sigurinë ajrore me këto gabime.

“Lodhjën, si atë akute ashtu edhe kumulative, ka bërë që Southwest Airlines’ ta sheh si rrezikun numër 1 ajror”, thuhet në letrën e ekzekutive të Southwest Airlines Pilots Association apo SWAPA në muajin prill.

Sipas kësaj letre, kërkesa në rritje për trafik ajror, pasi që kjo industri u kthye përsëri nga pandemia Covid-19, anulimet e fluturimeve për shkak të kushteve jo të mira meteorologjike janë disa nga arsyet pse ka lodhje të pilotëve.

Në maj, gazeta italiane Repubblica raportoi që një pilot i ITA është përjashtuar nga puna “për shkak se ka fjetur në gjumë” gjatë fluturimit në linjën New York – Romë.

Sipas raportit, bashkëpiloti po bënte “një pushim të autorizuar” në atë kohë, duke bërë që Airbus A330 ta humbiste komunikimin me kontrollin ajror për 10 minuta. /GazetaExpress/