Belegu: AAK e demaskoi PDK’në për 1 vjet e gjysmë bashkëqeverisje


Gazeta Express
12 Shtator 2019 0:44

Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Erolld Belegu, i ftuar në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se gjatë kohës së bashkëqeverisjes mes PDK’së dhe AAK’së, kjo e fundit e ka demaskuar PDK’në. Ai tregoi edhe për çshtjet të cilat janë prishur këto dy parti.

“Ne kemi bashkëqeverisë, mirëpo për këto 1 vjet e gjysmë, ne e kemi demasku PDK’në” është shprehur Belegu në DPt te Fidani të T7.

Ai ka treguar se për çka saktësisht janë prishur këto dy parti.

“Ne me PDK’në nuk jemi prishë për tendera, por për çështje madhore të shtetit, si çështja e kufijve dhe taksa”, ka thënë Belegu.

Ndërsa për personat me aktakuza që po garojnë për deputetë nga radhët e PDKsë, Belegu tha se këta persona duhet shkuar në shpi.

“Krejt këta që janë të akuzuar duhet shku në shtëpi”, shtoi Belegu

Te fundit


Kthehu lart