Bekim Haxhiu shkruan për 7-vjeçaren që vdiq dje, ishte kushërira e tij - Gazeta Express
string(69) "bekim-haxhiu-shkruan-per-7-vjecaren-qe-vdiq-dje-ishte-kusherira-e-tij"

Bekim Haxhiu shkruan për 7-vjeçaren që vdiq dje, ishte kushërira e tij

Gazeta Express

05/08/2020 12:54

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas vdekjes së 7-vjeçares, të cilës dyshohet që iu përkeqësua gjendja në një ordinancë private në Prishtinë.

Haxhiu, që tregon se prindërit e 7-vjeçares i ka kushërinj, thotë se ata u detyruan ta çojnë fëmijën në spital privat, për shkak të reduktimit të shërbimeve në sistemin publik për pacientët që nuk janë të prekur me virusin COVID-19.

Lexo Edhe:

Shkrimi i plotë i Haxhiut:

E dhimbshme vdekja e voglushës 7-të vjeçare Tuana Haxhiu.

Sot kur spitalet tona janē të mbushura me pacientë me COVID-19, përgjegjësia e Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së duhet të jetë edhe ndaj pacientëve tjerë.

Reduktim dhe mos ofrimi i shërbimeve shëndetësore tjera në sistemin shëndetësor publik po i detyron qytetarët që të kërkojnë zgjidhje në sektorin privat.

Edhe prindërit e Tuanes,kushërinj të mi u detyruan që këtë shërbim ta kërkojnë në sektorin privat, por fatkeqësisht pa paragjykuar rrethanat erdhi deri të vdekja e saj.

Duke ndarë dhimbjen me prindërit e Tuanes, familjen Haxhiu dhe gjithë qytetarët e vendit, ju bëjë thirrje përgjegjësve institucional në MSH dhe SHSKUK dhe Spitalet Publike që të ofrojnë kujdes shëndetësor edhe për pacientët tjerë me kapacitet të plota, jo vetëm trajtim për COViD-19.

Përgjegjësia profesionale dhe vlera humane duhet të mbizotrojë në sektorin publik dhe privat.

Vdekja e Tuanes në duart e atyre që duhej ta shpëtonin duhet të thërras në ndergjegje dhe vetëdijsim të çdo profesionisti shëndetësor, çdo bartësi institucional për peshën dhe përgjegjësinë që bartin.

Tuana engjulli ynë i vogël, prehu në paqe!

Me dhimbje

Bekim Haxhiu