Bekim Haxhiu: Deklaratat për stadiumin janë vetëm zhvendosje e vëmendjes


Gazeta Express
20 Nëntor 2019 23:48

Anëtari i PDK’së, Bekim Haxhiu-Kamishi, ka thënë se deklaratat që stadiumi i Kosovës do të ndërtohet në Bërnicë e jo në Drenas është vetëm zhvendosje e vëmendjes.

“Është mëse e vërtet që tentativa me zhvendos vëmendjen me atë që qytetari shqetësohet më shumë, pra për formimin e qeverisë”, thotë Haxhiu në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Kjo është vetëm diçka e dëshirueshme e jo e realizueshme, është për me zhvendos vëmendjen. Pse kjo deklaratë në këtë periudhë kohore kur nuk kemi qeveri dhe nuk kemi vendimmarrje. Kjo i takon qeverisë. Lumiri nuk po arrinë të bëjë marrëveshje me VV’në dhe tani po kërkojnë të zhvendosin vëmendjen”

“Ai po don me fitu poena për garën në komunën e Prishtinës. Kështu po eliminon Arban Abrashin nga gara brenda LDK’së”/Express/

Te fundit


Kthehu lart