Bekim Haxhiu: A ju kërkoi falje Kurti djemve që vdiqën në protestat e tij? - Gazeta Express
string(72) "bekim-haxhiu-a-ju-kerkoi-falje-kurti-djemve-qe-vdiqen-ne-protestat-e-tij"

Gazeta Express

18/02/2020 23:49

Bekim Haxhiu: A ju kërkoi falje Kurti djemve që vdiqën në protestat e tij?

Gazeta Express

18/02/2020 23:49

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i njohur si ‘Kamishi’, në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se Kurti ka ndryshuar parimet e tij dhe ka pyetur me ironi nëse Kurti ka kërkuar falje për vdekjen e djemve që vdiqën duke protestuar kundër Pakos së Ahtisarit.

“Çka me ju ba atyne djemve që e kanë kundërshtu Pakon e Ahtisarit dhe kanë vdekë në protesta. A ju ka kërkuar falje?”, ka pyetur Haxhiu.

Lexo Edhe:

“Sipas Kurtit, flamuri i Kosovës, himni, stema, janë të mira tash a?”, ka pyetur Haxhiu me ironi.

Tutje, Haxhiu tha se Kurti ka ndryshuar për karrige.

“Kurti i ka braktisur idealet për karrige, e kur e dimë që i braktisi idealet kombëtare për karrige, këto tjerat; korrupsion, nepotizëm, të jeni të bindur që as nuk do të merret me ato punë”, shtoi Haxhiu.