Bekë Berisha për Meliza Haradinajn: E detyruan të jep dorëheqje, s’dinin të ndaleshin me akuza - Gazeta Express
string(91) "beke-berisha-per-meliza-haradinajn-e-detyruan-te-jep-doreheqje-sdinin-te-ndaleshin-me-akuza"

Lajme

Gazeta Express

10/03/2021 21:15

Bekë Berisha për Meliza Haradinajn: E detyruan të jep dorëheqje, s’dinin të ndaleshin me akuza

Lajme

Gazeta Express

10/03/2021 21:15

Deputeti i zgjedhur nga radhët e AKK-së, Bekë Berisha ka folur rreth raportimeve se burri i ish ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla kishte vjedhur vota në dobi të saj.

Berisha në Pressing të T7 tha se reagimi i tij ishte bërë me qëllim për të kërkuar drejtësi për kolegen e tij e cila sipas tij u akuzua në mënyrë brutale.

Lexo Edhe:

“Dikush po më keqkupton po mendojnë që e kam për vete, une veç po du me reagu për kolegët e mi, kam reagu sepse e kam parë të drejtë”, tha Berisha.

“Rasti i fundit me Melizën me ka shqetësuar sepse është kolege e jona, akuzat ishin brutale s’dishin me u ndalë, ajo ëshë femër, e detyruan me jep dorëheqje, kur të fol ligji munden me debatu. Reagova sepse plot kandidatë kanë bërë ankesa, m’u duk e rrugës me reagu. Kur bëhet fjaltë për kolegët e mijë, detyra e atij që është i zgjedhur është me reagu”, shtoi ai.

Një video-incizim ka zbuluar bashkëshortin e kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, për përfshirjen e tij në një skandal të madh të manipulimit të votave.

Në këtë video ekskluzive të siguruar nga Insajderi, zbulohet se si afaristi Dardan Stublla, ka blerë me para katër komisionerë të cilët ua kanë vjedhur votat kandidatëve tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ia kanë regjistruar Meliza Haradinajt-Stublla.

Pas publikimit të ktij video-incizimi Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryediplomates dhe gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe nga anëtarësia./Express/