BE’ja propozon rregulla etike për inteligjencën artificiale


Gazeta Express
8 Prill 2019 20:07

Mbrojtja e jetës private, transparencë dhe mosdiskriminim. Komisioni Europian propozoi sot një sërë rregullash etike për sektorin strategjik të inteligjencës artificiale (IA).

Kjo listë, e përcaktuar nga një komitet ekspertësh të pavarur vjen pas prezantimit nga ana e Brukselit në muajin prill 2018 të një strategjie për t’a vendosur Europën në planin e parë të IA.

Për ekspertët, ‘’qenia njerëzore’’ duhet të qëndrojë në qendër të teknologjive që lidhen me IA që nuk duhet të ulin apo kufizojnë autonominë e tyre, por nga ana tjetër të ruajë ‘’të drejtat themelore’’.

Këto teknologji duhet gjithashtu të marrin në konsideratë ‘’ndryshimin’’ dhe të favorizojnë ‘’mosdiskriminimin’’ si dhe mirëqënien e shoqërisë dhe mjedisin.

‘’Qytetarët duhet të kenë një kontroll të plotë në të dhënat e tyre’’, vlerësojnë ekspertët, duke kërkuar transparencë dhe mekanizma monitorimi të IA.

Te fundit


Kthehu lart