BE’ja ia jep Turqisë 1.41 miliard euro për refugjatët


Gazeta Express
19 Korrik 2019 20:26

Komisioni Evropian miratoi sot një paket të re të masave për ndihmë me vlerë prej 1m41 miliardë euro, duke siguruar mbështetjen e BE-së ndaj refugjatëve dhe komuniteteve mikpritëse në Turqi.

Sipas deklaratës së publikuar nga KE, programi do të fokusohet në sferën e shëndetësisë, mbrojtjes, mbështetjes socio-ekonomike dhe infrastrukturës komunale.

“Masat e reja janë pjesë e këstit të dytë të Lehtësimeve për Refugjatët në Turqi, duke e çuar shumën totale që tashmë është ndarë në 5,6 miliardë euro nga gjashtë miliardë eurot që nga viti 2016, me bilancin e mbetur që do të ndahet gjatë verës”, thuhet në deklaratë.

Në mars të vitit 2016, Turqia dhe BE-ja nënshkruan një marrëveshje për masa më të rrepta kundër trafikantëve të njerëzve dhe për dekurajim të migracionit të parregullt përmes Detit Egje si dhe përmirësimin e kushteve për refugjatët sirianë në Turqi, ku BE u zotua të ndihmojë Turqinë me gjashtë miliardë euro për miliona refugjatë të strehuar në vend.

Turqia aktualisht strehon më shumë se 4 milionë refugjatë, përfshirë 3,6 milionë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë. /G.S/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart