Behrami: Shpresojmë në fitore, por duhet të kemi kujdes nga Bullgaria!


Gazeta Express
25 Mars 2019 17:35

Ragip Behrami, babai i futbollistët të njohur kosovar, Valon Berisha, në një intervistë në “Frontal” në Televizionin 7, tregoi se ka ardhur në Kosovë për t’i përkrahur “Dardanët” dhe shpreson në një fitore sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Bullgarisë.

“Ndeshja ka qenë shumë e mirë, nuk e kam pritur atë paraqitje kundër Danimarkës. I përgëzoj lojtarët, por sonte është ndeshje më e rëndësishme”, tha ai.

“Bullgaria është një kundërshtar i panjohur. Nuk është një kundërshtar i fortë, por duhet të kem kujdes sepse ka lojtarë me eksperiencë dhe të vjetër. Por, mendoj se me djelmoshat që kemi dhe lojën që po tregojnë, mund të marrim rezultat pozitiv”, tha ai.

“Të gjithë dëshirojmë që sonte të fitojmë, por duhet të jemi me këmbë në toke dhe të respektojmë kundërshtarin”. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart