Bëhet i gjallë Le: Jam milanist, gati të ndihmoj skuadrën me çdo mënyrë


Gazeta Express
22 Nëntor 2019 22:54

Që nga momenti kur nuk pagoi këstin prej 32 milionë eurosh ndaj Fondit Elliot dhe humbi pronësinë mbi aksionet e Milani, kinezi Yonghong Le ishte “zhdukur” pa lënë gjurmë, por tani ai është rikthyer duke hapur një llogari në Twitter, ndonëse nuk dihet nëse pas saj fshihet pikërisht ai.

Në një postim, Yonghong Le ka deklaruar se është tifoz i Milanit që në fillimet e tij dhe se ka provuar të ndihmojë vërtetë skuadrën, por nuk ia ka dalë, për arsye të ndryshme. Megjithatë kinezi është shprehur i gatshëm të ndihmojë sërish kuqezinjtë, në çfarëdo lloj mënyre.

Në Twitter Le ka treguar gjithashtu se nuk ka ndikuar aspak në vendimin për t’i hequr shiritin e kapitenit, Ricardo Montolivos, për t’ia dhënë atë Lenoardo Bonuccit, që qëndroi vetëm një vit në Milano për t’u rikthyer sërish te Juventus.

Te fundit


Kthehu lart