Në vendkalimin kufitar “Bllatë” mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në drejtim të Peshkopisë qysh në orët e mëngjesit ishin të shumtë dibranët nga Dibra e Madhe që udhëtuan në anën tjetër të kufirit për të ndjek këtë event tradicional që realizohet çdo vit në Dibrën e Vogël siç i thonë Peshkopisë.
Tradicionalisht në fillim të muajit qershor Bashkia e Dibrës në Shqipëri organizon hapjen e sezonit turistik me moto “Dibra në festë” me një sërë aktivitetesh që si qëllim kanë shpalosjen dhe promovimin e vlerave dhe potencialeve turistike të Dibrës siç janë bukuritë e rralla natyrore, trashëgimia e pasur kulturore, prodhimet bio, traditat dhe mikpritja e njohur dibrane etj.
Dibranët në të dy anët e kufirit në bulevardin e “Blirëve” në Peshkopi mes ngjyrave festive, kostumeve dhe valleve tradicionaleve, panairit të qershisë, agroprodukteve dhe punimeve artizanale të femrave punëtor dhe mjeshtër të dorës, gatimeve tradicionale, ekspozitave, aktivitete sportive, kishin mundësi të ndjekin këtë festë të madhe të dibranëve. Në vendkalimin kufitar “Bllatë” mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në drejtim të Peshkopisë qysh në orët e mëngjesit ishin të shumtë dibranët nga Dibra e Madhe që udhëtuan në anën tjetër të kufirit për të ndjek këtë event tradicional që realizohet çdo vit në Dibrën e Vogël siç i thonë Peshkopisë.
Plot tre ditë zgjati ky aktivitet që u organizua nga ana e Bashkisë së Peshkopisë në të cilin aktivitet faktikisht u bë prezantimi i plotë i prodhimeve dhe vlerave dibrane. Këtu në këtë qytet të bukur një gjallëri të fuqishme i dha edhe programi muzikor me pjesëmarrje të grupit tetovar Elita 5, këngëtarëve Liri Rasha, Vera Laçi dhe Inrit Rushi si dhe Ansamble të ndryshme kulturo- artistike
Dibranët të cilët udhëtuan në anën tjetër të krahinës kishin mundësi të shijojnë qershitë bio të njohura për këtë krahinë, por vizituan edhe monumentet kulturo-historike siç është Kalaja e Grazhdanit, bukuritë që ka Lura në Radomos por edhe muzeun e Skënderbeut në Sinë. Përveç banorëve të Dibrës së Madhe ishin të pranishëm edhe biznesmen nga Dibra e Madhe të cilët tregtojnë shpesh herë prodhime bio nga Peshkopia në Dibër. Si banorët ashtu edhe biznesmenët e Dibrës kërkojnë që ky manifestim ashtu siç ndodh me manifestimin kulturor folklorik Oda Dibrane të mbahet në të dy Dibrat, meqë siç thonë dibranët në të dy anët e kufirit, Dibra është një edhe pse mes veti kanë kufij./Koha.mk./