Ashtu siç kishte paralajmëruar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në vend kanë filluar reshjet e borës.
Brenda pak minutash, kryeqyteti ka nisur të mbulohet nga bora. Po ashtu, temperaturat kanë shënuar rënie, por ky mot nuk pritet të zgjasë shumë.
Temperaturat ditën e enjte do të shënojnë rënie kryesisht ato maksimale, ndërsa minimalet priten të vazhdojnë me vlera të ngjashme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-15 gradë celsius. Kjo rënie e theksuar e temperaturave pritet të ndodhë vetëm ditën e enjte.
“Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi mesatare deri e fortë, kryesisht në veri të Dukagjinit ndërsa pjesët tjera të vendit do të fryjë erë me shpejtësi deri 12m/s”, ka njoftuar IHMK-ja. /GazetaExpress/