Befason diplomati suedez: Zgjidhjen e Trumpit për Kosovën do ta pëlqente edhe Millosheviqi - Gazeta Express
string(87) "befason-diplomati-suedez-zgjidhjen-e-trump-per-kosoven-do-ta-pelqente-edhe-millosheviqi"

Gazeta Express

29/01/2020 12:25

Befason diplomati suedez: Zgjidhjen e Trumpit për Kosovën do ta pëlqente edhe Millosheviqi

Gazeta Express

29/01/2020 12:25

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, njëherësh edhe përfaqësues i Bashkimit Evropian për ish-Jugosllavinë, ka goditur ashpër presidentin amerikan për marrëveshjet e fundit të arritura mes Kosovës dhe Serbisë, atë për linjën ajrore dhe atë hekurudhore që pritet të finalizohet në ditët në vijim.

Bildt përmes një postimi në Twitter, është shprehur shumë i sigurt se një marrëveshje të tillë, do ta donte edhe ish-diktatori jugosllav, Slobodan Millosheviq.

Lexo Edhe:

Arsyet e kësaj deklarate, siç pretendon Bildt është fakti që forcat serbe të sigurisë kanë gjithçka në kontroll, përfshirë kufijtë, hapësirën ajrore, hapësiren digjitale dhe tregtinë.

Madje, sipas Bildt, në gjithë këtë histori kosovarët kanë të drejta shumë të limituara.

Postimi i plotë i tij në Twitter:

Jam përfundimisht i sigurt që Millosheviqi do të kishte dashur të njëjtën zgjidhje që Trump i ka bërë Kosovës. Forcat e sigurisë serbe të kenë nën kontroll gjithçka. Kufijtë. Hapësirën ajrore. Hapësirën dixhitale. Tregtinë. Asnjë makineri e rëndë e armëve nuk lejohet. Dhe natyrisht, disa të drejta të kufizuara për kosovarët.