Befasi, Sergio Perez triumfon në Bahrein, Ferrari zhgënjen sërish - Gazeta Express
string(63) "befasi-sergio-perez-triumfon-ne-bahrein-ferrari-zhgenjen-serish"

Befasi, Sergio Perez triumfon në Bahrein, Ferrari zhgënjen sërish

Sport

Gazeta Express

06/12/2020 22:17

Befasi në garën e parafundit të Formula 1. Në Bahrein në cirkuitin e Sakhir triumfoi në mënyrë surprizuese Valteri Bottas.

Fitorja e parë në Botëror për pilotin meksikan të Racing Point, i cili shfrytëzoi një gafë të Mercedes me talentin George Russell.

Lexo Edhe:

22-vjeçari po zëvendëson kampionin Hamilton e infektuar me Covid-19. Russell po dominonte garën e Sakhir, por mekanikët gabuan gjatë momentit që ndodhej në bokse. Anglezit iu montuan gomat e Valtteri Bottas dhe iu desh të kthehej përsëri në bokse.

Russell e mbylli në vend të nëntë, por tregoi aftësi fantastike në makinën e njohur gjermane. Podi u kompletua nga Esteban Ocon i Renault në vend të dytë dhe kanadezi Lance Stroll i Racing Point u rendit i treti. Tjetër zhgënjim i makinave Ferrari.

Charles Leclerc përfundoi jashtë pistës që në xhiron e parë goditi fituesin Perez dhe nxori jashtë edhe Max Verstappen, ndërsa Sebastian Vettel nuk shkoi më shumë se pozicioni i 11-të, duke vazhduar ecurinë e dobët në këtë sezon të fundit të tijin me Ferrarin.