Befasi/Rama propozon Ditmir Bushatin për funksionin e lartë pranë OSBE - Gazeta Express
string(70) "befasi-rama-propozon-ditmir-bushatin-per-fumksionin-e-larte-prane-osbe"

Befasi/Rama propozon Ditmir Bushatin për funksionin e lartë pranë OSBE

Gazeta Express

18/09/2020 16:49

Një dokument i bërë publik nga Syri.net bën të ditur lajmin e propozimit të Ditmir Bushatit për funksionin e Komisioner të Lirisë së Medias pranë OSBE nga Edi Rama, Kryetari i radhës së kësaj organizate.

Duke ditur raportet e tendosura mes Kryeministrit dhe ish Ministrit të Jashtëm, propozimi tingëllon si një kompromis mes të dyve  për një ndarje paqësore.

Lexo Edhe:

Ironia është se propozimi vjen në kohën kur komuniteti ndërkombëtar është sërish në alarm se Rama mund të kalojë paketën antishpifje që cenon lirinë e medias.

Gjatë drejtimit të Ramës si kryeministër i Shqipërisë, liria e medias është përkeqësuar në raportet ndërkombëtare.