Inspektorati i Punës e ka cilësuar të jashtëligjshme shkarkimin e Bedri Istrefit, nga pozita e kryeshefit të Telekomit të Kosovës.
Sipas vendimit Bordi obligohet ta kthejë në afat prej tetë ditës në pozitën në të cilën ka punuar Istrefi.
Bedri Istrefi i ftuar në një intervistë në Klan Kosova në orët e vona të natës ka pohuar atë që kishte thënë Hashim Thaçi në një intervistë në RTV Dukagjini.
Sipas tij, ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Xhelal Sveçla dhe zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi, ishin futur jashtëligjshëm në dhomën e përgjimeve.
Ai ka thënë se të dhënat në këtë dhomë janë senzitive dhe me to ata mund të shantazhojnë njerëz.
“Asnjëherë deri më tani në dhomën e përgjimeve nuk është futur asnjë ministër i Brendshëm. Sipas informatave që kam ministri i Brendshëm është futur në dhomën e përgjimeve. Sipas informatave ka pasur një takim me drejtoreshën e përkohshme”, ka thënë Istrefi.
“Kjo sanksionohet me ligj dhe është vepër penale. Në këtë dhomë japet sinjali tek organet e sigurisë: Policia dhe AKI. Këto të dhëna janë sensitive. Unë kurrë deri më sot nuk kam pasur qasje në këtë dhomë”.
“Atë ditë fatkeqësisht nuk kanë punuar kamerat. Përgjimi i njerëzve pa bazë ligjore është e ndëshkueshme. Ka mundësi që të merren të dhëna të caktuara që nëpërmjet një USB sepse është softëer dhe ka mundësi të shantazhohen njerëzit”.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...