Bedri Hamza me shikueshmëri të madhe në rrjete sociale, detaje
Lajme
Gazeta Express
08/02/2025 23:26
Një prej matjeve më të mira në shekullin 21 është edhe online. Nëse krahasohen se transmetimi LIVE i kujt është shikuar më së shumti, atëherë befason shikueshmëria e madhe te Bedri Hamza.
Transmetimi LIVE i tubimit përmbyllës të Bedri Hamzës ka arritur në mbi 1.2 milionë shikime, 6.4 mijë komente dhe mbi 20 mijë pëlqime.
Ndërsa, transmetimi LIVE i tubimit përmbyllës të Albin Kurtit, i cili është mbajtur dje në mbrëmje, pra 24 orë para tubimit të PDK-së e LDK-së, në këtë orë të mbërmjës kur u krahasuan, ka arritur 1.4 milionë shikime, 27.2 mijë komente dhe mbi 49.3 mijë pëlqime.
Me trendin që aktualisht e ka transmetimi LIVE i tubimit të Bedri Hamzës, gjasat janë që nesër në mëngjes tejkalohet edhe shikueshmëria e transmetimit të Kurtit.