Bechtel i përgjigjet punëtorit që tha se autostrada nuk është e sigurt për qarkullim


Gazeta Express
30 Maj 2019 11:39

Inaugurimi i autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila shtrihet nga Prishtina deri në Han të Elezit, në kufi me Maqedoninë e Veriut, është bërë dje me një ceremoni shtetërore. Punimet e autostradës me gjatësi prej 60 kilometrash që ka urën më të gjatë në Ballkan, i ka kryer konsorciumi turko-amerikan “Bechtel-Enka”.

Për cilësinë e autostradës ka ngritur pikëpyetje një ish-punëtor i saj. Ai autostradën e ka quajtur të mirë vetëm në pamje dhe të rrezikshme për të qarkulluar, sepse siç shprehet “është e cilësisë së dobët”. Këto deklarata, Perparim Sadiku, ish-punëtor i Bechtel Enka-s, i dha dje në emisionin “Frontal” në T7.

Për këto deklarata Bechtel-Enka ka një përgjigjje përmes zëdhënëses së kompanisë, Ela Ruci.

E kontaktuar nga Gazeta Express, Ruçi nuk është marrë me deklaratat e Sadikut. Ajo tha se është e gëzuar që kompania ku punon ka përfunduar me sukses autostradën.

“Jam shumë e gëzuar që përfunduam me sukses një autostradë të parametrave ndërkombëtarë”, tha ajo.

Sidoqoftë, Sadiku ka thënë se nuk ka guxim të udhëtojë nëpër autostradën e re për shkak të cilësisë së dobët.

“Nuk kam besim ta kaloj urën. Nuk do ta vizitoj kurrë autostradës përtej Fusha e Pajtimit. Për shkak se më ndodhi lëndimi duke e ndërtuar dhe cilësisë së keqe. Jam i bindur se 30% e punëtorëve nuk kanë zemër të shkojnë në atë autostradë për shkak të ndërtimit të keq”, tha Sadiku.

Ai ka deklaruar se është i gatshëm t’i ofrojë këto informacione Prokurorisë së shtetit nëse e kontaktojnë.

Punimet e kësaj autostrade kanë filluar në vitin 2014, buxhetit të Kosovës i ka kushtuar mbi 700 milionë euro.

Gjatë ndërtimit të saj ka pasur edhe fatkeqësi, si punëtorë të vdekur dhe të lënduar.

Intervista e plotë:

/Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart