Bebe Rexha flet për herë të parë për sëmundjen e saj


Gazeta Express
16 Prill 2019 8:14

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ditën e sotme përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka rrëfyer publikisht se vuan nga një sëmundje e rëndë mendore që quhet çrregullim bipolar.

Për ata që nuk janë të familjarizuar me termin në fjalë, ju bëjmë me dije që është një sëmundje mjaft delikate e cila konsiston në luhatje të papritura të humorit.

Bebe e ka ndjerë të nevojshme që të ndajë eksperiencën e saj me të gjithë ndjekësit dhe u ka kërkuar atyre që të mos ndjejnë keqardhje për të, por thjesht ta pranojnë ashtu siç është.

“Për një kohë super të gjatë unë nuk e kuptoja se përse ndihesha aq e sëmurë. Përse ndjeja pafuqi që më bënin që të mos dëshiroja të dilja nga shtëpia ose të rrethohesha nga njerëz dhe përse ndjeja super energji që nuk më lejonin që të flija gjumë, që nuk më lejonin të ndaloja së punuari ose së bëri muzikë. Tani e di pse! Unë jam bipolare dhe s’kam më turp ta them! Kjo është e gjitha. Ky album i radhës do të jetë albumi më i preferuar sepse unë nuk do fsheh asgjë. Ju dua të gjithëve shumë dhe shpresoj që të më pranoni mua siç jam. Nuk dua që juve t’ju vijë keq. Thjesht dua të më pranoni. Kjo është e gjitha. Ju dua!”- shkruan këngëtarja me famë botërore.

View this post on Instagram

Honesty is a form of self love ❤️

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Te fundit


Kthehu lart